Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar dy ditë më parë për shpërdorim detyre, do të dalë sot para gjykatës.
Seanca për verifikimin e kushteve pas masës së shpallur në mungesë për Dakon, pritet të mbahet në orën 10:00 të mëngjesit.
Gjyqtari që do të jap masën e sigurisë është Erjon Bani, i cili dhe firmosi urdhër-arrestet e SPAK-ut.
Së bashku me Dakon para gjykatësit do të dalin edhe ish-vartësit e tij dhe biznesmeni Fiqiri Farruku.