Në Apelin e Gjykatës sëPosaçme po mbahet seanca për revokim të masës së sigurisë për Zambak Gjonaj dhe Arnold Rrokaj.
Ata u prangosën me akuzën e vjedhjes së të dhënave në e-mailet e prokuroreve të SPAK.
Përmes avokatëve mbrojtës, dy të arrestuarit kërkojnë lirinë.
Mediat raporotjnë se mes materialeve që kanë marrë duke ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar e shpërndarë nëpër telefona, rezultojnë të dhëna nga SPAK për hetimet ndaj një ish-zyrtari të lartë dhe një biznesmeni.
Prokuroria e Posaçme vijon hetimet pasi dyshon se pas këtij sulmi kibernetik fshihet një grup i strukturuar kriminal.
Sakaq, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar telefona, kompjutera si dhe janë pyetur dhjetëra persona.