U aksidentua një ditë më parë në aksin Mbrostar–Levan, 19-vjeçari ndërron jetë te Trauma

Ka ndërruar në spitalin e Traumës 19-vjeçari Indrit Shyti që mbeti i plagosur rëndë një ditë më parë në aksidentin e ndodhur në aksin Mbrostar–Levan.

I riu, i cili ishte drejtuesi i automjetit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e rëndë.

Shyti ishte duke udhëtuar me një “Volkswagen” kur humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanalin anësor të rrugës.

Ndërkohë në automjet bashkë me të riun ndodheshin edhe dy persona të tjerë, të cilët mbetën të plagosur rëndë dhe vijojnë të marrin trajtim mjekësor.