Protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama kanë mbërritur sot në ditën e 94-t.
Një numër i lartë qytetarësh, nga të gjitha grupmoshat mblidhen çdo ditë në sheshin “Skënderbej” për të vijuar me marshimin e tyre para Kryeministrisë, ku më pas mbajnë disa fjalime.
Më tej qytetarët vijojnë marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke bërë thirrje për dorëheqjen e Ramës.
Në protestat e fundit janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora.
Kujtojmë se ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është kthyer në një revoltë të gjerë kundër kastës politike, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndërtimin e një sistemi të ri politik.