Turistët italianë ikën me vrap, Giorgia Meloni urdhëron ambasadorin të paguajë faturën e restorantit në Berat

Një video e disa turistëve italianë që ikën pa paguar në një retorant në Berat pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit, e mesa duket ka përfunduar edhe në veshin e kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila ishte në Shqipëri për 3 ditë pushime.

Kryeministri Rama në një intervitë për “La Stampa” ëhstë shprehur se ka qenë ai që ia ka treguar këtë histori kryeministres italiane, e cila fillimisht ka qehsur, ndërsa më pas ka urdhëruar ambasadorin Italian që të paguajë faturën në restorantin në Berat.

“Në mediat shqiptare dhe në TikTok nuk flitej tjetër veçse për një grup italianësh që u arratisën nga një restorant në Berat pa paguar. Pronari e minimizoi. Kur i thashë Giorgias, të gjithë qeshën.

Ajo bëri një çehre dhe urdhëroi ambasadorin: Shko dhe paguaj faturën për këta budallenj, të lutem, dhe bëj një deklaratë! Italia nuk mund të humbasë respektin kështu”, tregoi Rama.