TRUKU që përdori Ahmetaj për t’u ARRATISUR! SPAK kërkoi ta mbanin në vëzhgim, ai u njoftua dhe preu biletën për në Itali, më pas…

Dalja e Arben Ahmetaj nga teritori Shqiptar, përmes pikës kufitare Kakavijë, ka vënë në pikëpyetje Policinë e Shtetit. Struktura e policisë është njoftuar nga SPAK qysh prej ditës së premte për mbajtjen në monitorim dhe vëzhgim të pandërprerë të ish-zv/kryeministrit të vendit, Arben Ahmetaj.

Por ky informacion i dërguar nga SPAK në Policinë e Shtetit, ka dyshime se është dekonspiruar duke i dhënë mundësi Arben Ahmetaj të largohej nga Shqipëria, pa i dhënë mundësi agjentëve ta mbanin në vëzhgim.

Ahmetaj po ditën e premte rezulton të ketë prerë online një biletë udhëtimi me avjon nga Rinasi në drejtim të Italisë. Por duket se një veprim i tillë është përdorur si truk për të hequr vëmëndjen, pasi kjo biletë nuk është përdorur të premten nga Ahmetaj.

Kjo pasi ka rezultuar se Ahmetaj është larguar po atë ditë nga Shqipëria, por duke përdorur pikën kufitare të Kakavijës. Nga ana tjetët burime pranë SPAK, thanë se nuk mund të vendosnin kufizim dhe urdhër ndalimi në sistemin kufitar TIMS, pasi një gjë e tillë është e paligjshme pa marë lejen nga gjykata.

“…policisë i është lënë detyra për ta mbajtur në vëzhgim, dhe një gjë e tillë nuk është arritur të bëhet…”- tha një burim pranë SPAK.

Por i njëjti burim sqaroi se edhe nëse policia do e mbante në vëzhgim, uniformat blu të kufirit, vetë grupi i operacionales dhe vetë prokurorët e SPAK, nuk kanë pasur asnjë mundësi ligjore të ndalonin Ahmetaj, pa marë miratim nga Kuvendi dhe Gjykata.