Një student i Mjekësisë ka zbuluar gënjeshtrën e kryeministrit Edi Rama, i cili në një komunikim për mediat, nxori inicialet dhe fotot e atyre që janë ndaluar, dhe që sipas tij kanë precedent penal.
Mes tyre ishte edhe studenti i Mjesësisë, Jon Sulejmeri, i cili duke folur për mediat përgënjeshtroi Ramën duke thënë se nuk ka precedent, teksa kryeministri pretendonte se studenti 20 vjeçar kishte precedent për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Ai pranoi se është shoqëruar në polici, ku, sipas tij, ka qëndruar për shtatë orë e gjysmë.
Ndërkohë ai theksoi se është student i Mjekësisë me rezultate të shkëlqyera dhe mesatare 10.0 duke publikuar notat e tij.
“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më ka akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. Shikojeni të gjithë. Jam student i Mjekësisë, e kam të shkruar dhe s’e di se çfarë legjendash me mbret shpik ky. Na ka akuzuar dhe na ka quajtur neokomunistë. Dua të tregoj dhe notat që kam marrë, 10.0.
Dje tha treni. Por këto janë përpjekjet e fundit të diktatorit. Kam qenë të martën e kaluar në polici. Kam qëndruar 7 orë e gjysmë. S’e di nëse do ta denoncoj. S’kam kohë për denoncime të kota, janë institucione të kota. Te kush do ta denoncoj?!”, u shpreh studenti.