Tronditet Kosova/ Vritet me armë brenda një institucioni një grua, plagoset një burrë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Kosovën. Mësohet se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj është vrarë një grua dhe një burrë është plagosur.

Ky i fundit është dërguar në spital ndërsa gruaja ndëroi jetë në vend. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta ndërsa kanë arrestuar edhe autorin e dyshuar të ngjarjes.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femrore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa êshtë plagosur një person mashkull , i cili êshtë dërguar nē Qendren Emergjente në Ferizaj. I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur.

Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janê duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndêrsa për të gjitha verpimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.