Policia e Elbasanit ka shoqëruar drejtuesin e një furgoni që transportonte nxënës shkolle, pas dyshimeve se ishte i dehur në timon.
Ngjarja u bë e ditur pas një telefonate qytetari në sallën operative të Cërrikut. Patrulla e Postës Belsh ndërhyri dhe ndaloi mjetin në lëvizje Belsh-Gjolene ku 53 vjeçari po transportonte 13 nxënës.
Pas kryerjes së testit të alkoolit me dy prova, rezultati ishte, prova e parë: 0.68 mg/l dhe prova e dytë: 0.67 mg/l
Shoferi u shoqërua në Drejtori Vendore të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë nxënësit u transportuan me një mjet tjetër, pas shoqërimit të 53 vjeçarit.