Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka bërë një reagim të ashpër ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në një postim në rrjete sociale, Salianji i kërkon Berishës që të publikojë dosjen e AKSHI-t, ndërsa e akuzon se ka marrë favore.
“A ke marrë ndonjë “llokmë” që nuk e përmend asnjëherë Ermal Beqirin? Apo të mungon guximi?”- pyet mes rreshtash Salianji kryedemokratin.
Salianji i drejtohet Berishës se për një karrige pio bëhet qesharak, duke u kthyer në një fatkeqësi, jo vetëm për demokratët, por edhe për shoqërinë.
Reagimi i Salianjit:
Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet.
Lëri llafet si llaxor lagjeje dhe dil, nëse ke guxim, publiko dosjet. Ja ku i ke, fakte jo haluçinacione prej frikës!
Sepse faktet janë kokëforta.
Ja ku e ke një pjesë të dosjes Agasi–Beqiri:
Në dokumente rezulton se shtetasja gjermane M.Sh. është kërcënuar se kishte hyrë në një “pishinë peshkaqenësh” dhe për këtë i është kërkuar të paguajë fillimisht 1 milion euro. Ky nuk është opinion, është vendim gjykate.
Po ti pse hesht?
A ke marrë ndonjë “llokmë” që nuk e përmend asnjëherë Ermal Beqirin? Apo të mungon guximi?
Sepse kur përballesh me të vërtetën, zhduket trimëria e rreme.
Ja ku e ke dosjen. Publikoje të plotë, nëse nuk ke frikë.
Sali kolltuku, për një karrige po bëhesh qesharak, po kthehesh ne Sali fatkeqesia jo vetem per demokratet por per gjithe shoqerine!
Po kthehesh në simbol të kapjes dhe degradimit, jo vetëm për demokratët, por për gjithë shoqërinë.
Por ke harruar një gjë, mua nuk më ble dhe as kërcenon dot askush, as ti!
Demokratët nuk janë dele. Janë guximtarë.
Dhe këtë regjim Rama–Berisha do ta çmontojmë, pjesë-pjesë.