Tragjedi në Allianz Arena, tifozi bie nga tribuna gjatë ndeshjes Portugali-Spanjë dhe humb jetën

Një tifoz në finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s në Mynih vdiq pasi ra nga niveli i dytë i tribunës kryesore në Allianz Arena të dielën. UEFA konfirmoi vdekjen, e cila ndodhi ndeshjes Portugali-Spanjë.

“Pati një urgjencë mjekësore në arenën e Mynihut dhe, pavarësisht përpjekjeve më të mira të ekipit mjekësor, personi fatkeqësisht ndërroi jetë në orën 00:06 (CET). Mendimet tona janë me të dashurit e tij në këtë kohë të vështirë”, thuhej në deklaratën e UEFA-s.

Ndeshja vazhdoi ndërsa tifozi po trajtohej nga ndihmësit mjekësorë.

Trajneri i ekipit kombëtar të Spanjës, Luis de la Fuente, e filloi konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes duke iu drejtuar incidentit.

“Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së një tifozi që ka vdekur”, tha De la Fuente. “Kjo na ka bërë të kuptojmë se çfarë është e rëndësishme në jetë.”

Portugalia fitoi në gjuajtjet e penalltive 5-3, por lojtarët e kombëtares nuk mund të mos ndiheshin thellësisht të prekur nga incidenti kur e morën vesh pas ndeshjes.