Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.
Kjo e fundit kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, për Apeli i Posaçëm nuk pranoi, duke lënë ën fuqi arrestin e shtëpisë.
Vlora Hyseni dyshohet se ka ndihmuar me informacionet sekrete shtetërore biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fundit ka qenë në kërkim nga SPAK për aferën e AKSHI-t.
Sipas dosjes së SPAK, Hyseni ka patur komunikime të vazhdueshme me biznesmenin Ergys Agasin, teksa SPAK dyshon se mes tyre ka patur edhe lidhje personale.
Ish-drejtuesja e SHISH akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për dy vepra penale: “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.