Trafiku i rënduar në qytetin e Durrësit ka detyruar Policinë Bashkiake që të marrë masa dhe të vendosë kufizime në qarkullimin e automjeteve në rrugët kryesore.
Për shkak të qarkullimit të madh në mëngjes dhe pasdite, është vendosur që nga data 15 Janar deri në 15 Maj 2025, automjetet ATP (automjete për transport të përzier) nuk do të lejohen të qarkullojnë në fashat orare 07:00-09:00 dhe 16:00-18:00, nga e hëna në të premte.
Ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë mbi 6.5 ton, qarkullimi do të ndalohet plotësisht dhe do të kufizohet në një itinerar të përcaktuar nga bashkia.
Rrugët që do të preken nga kufizimi:
Rrugët “Adria”, “Stefan Kaçulini”, “Glaukia”, “Hysen Kërtusha”, “Aleksandër Goga” (nga Drejtoria e Policisë deri te Prefektura),
-Bulevardet “Epidamn”, “Egnatia”, “Taulantia”,
-Rrugët “Currilave”, “Mars 91”, “Dëshmorëve” dhe segmentet brenda unazës sipas hartës.
Përjashtime bëhen për automjetet e policisë, urgjencës, zjarrfikësve, transportit publik dhe disa institucioneve komunale.