Alket Hatija, një prej eksponentëve më të njohur të trafikut të drogës, u arrestua me qëllim ekstradimin, të mërkurën e 30 gushtit në një hotel në Durrës.
I njohur si “Zoti i Drogës”, Hatija është vënë në kërkim nga Interpol Milano pas dënimit nga Gjykata e Apelit e Milanos pesë vjet më parë me 20 vjet burg për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kilogramë kokainë.
Hatija është një nga 41 personat e hetuar për trafikim droge, në vitet 2003-2004, pasi duke përdorur mjete transporti nga Shqipëria drejt Italisë, u akuzua se në 28 raste “eksportoi” kuintalë të tërë drogërash të forta.
Historia e bosit të drogës me drejtësinë ka filluar qysh më herët, kur iu vunë prangat fillimisht në vitin 2008 për të njëjtën vepër penale, e asokohe Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 16 vjet burg, të cilat iu konvertuan në 10 vjet e 8 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Hatija e kreu dënimin, duke lënë përfundimisht qelinë në vitin 2014, pas llogaritjes së kohës së qëndrimit në paraburgim dhe gjykimit me 1/3.
Pas dënimit nga shkalla e dytë në shtetin fqinj, ai u ri-arrestua në 2017, por pas kërkesës për të mos u ekstraduar drejt Italisë për vuajtjen e dënimit, Gjykata e Durrësit bashkë me atë të Apelit, nuk e lejuan Hatinë të ekstradohej. Argumenti i tyre ishte parimi i gjësë së gjykuar, pra përsa kohë ai e ka vuajtur dënimin në Shqipëri, nuk duhet të ri-dënohet për të njëjtën vepër penale.
Në këto kushte, qëndrimi i tij në qeli pas prangosjes së 2017 ishte shumë i shkurtër, por prokuroria e Durrësit mori dritën jeshile nga Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese, ndaj “Baroni i Drogës” përfundoi në qelinë e paraburgimit.
Italia nuk heq dorë nga dënimi i tij, pasi sipas prokurorisë rezulton se ai nuk është dënuar për të gjitha rastet e trafikut. Ndërkohë reagimet kanë qenë të shumta lidhur me Hatinë, pasi në mungesë të një marrëveshjeje dypalëshe me Italinë për të njohur vendimet e dënimit, vetëmbrojtja e tij mund të jetë e fokusuar në këtë drejtim.
Alket Hatija, një prej eksponentëve më të njohur të trafikut të drogës, u arrestua me qëllim ekstradimin, të mërkurën e 30 gushtit në një hotel në Durrës.
I njohur si “Zoti i Drogës”, Hatija është vënë në kërkim nga Interpol Milano pas dënimit nga Gjykata e Apelit e Milanos pesë vjet më parë me 20 vjet burg për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kilogramë kokainë.
Hatija është një nga 41 personat e hetuar për trafikim droge, në vitet 2003-2004, pasi duke përdorur mjete transporti nga Shqipëria drejt Italisë, u akuzua se në 28 raste “eksportoi” tonelata drogërash të forta.