Tjetërsimi i pronave në favor të burrit të Olta Xhaçkës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite e 1 muaj burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ndërkohë për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai dënohet me 2 vite dhe 20 ditë burg.

Ndërkohë, GJKKO ka dënuar me 2 vite burg Vezir Gjikokën, dhe nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë 1 vit e 4 muaj. Jerasimo Basho dënohet me 3 vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar do vuajë 2 vite burg.

Sa i takon 10 mijë m2 tokë që është sekuestruar më herët nga GJKKO, do të kalojnë në favor të shtetit. Ndërkohë apartamenti paranë Gardës së Republikës në Tiranë që rezultonte se ishte një pronë e fshehur e Goros i është kthyer biznesmenit Gentian Sula që kishte ankimuar sekuestrimin nga ana e Gjykatës së Posaçme.

Jorgo Goro akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre”, në dy raste gjatë kohës që ka qenë në krye të Bashkisë Himarë dhe për “fshehje pasurie”.

Kujtojmë se Jorgo Goro u arrestua një vit më parë me urdhër të SPAK. Goro së bashku me disa ish-zyrtarë të bashkisë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë të përfshirë në tjetërsimin e pronave në favor të bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka, i shpallur investitor strategjik nga qeveria.