Tjetër aksident në vend, 3 të plagosur në Burrel

3 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të regjistruar sot në aksin Burrel-Klos.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Suç. Ndërkohë nuk dihet identiteti apo gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ky është aksidenti i tretë i regjistruar në vend brenda pak orëve. Në Shkodër një 4-vjeçar vdiq pas përplasjes së dy mjeteve.

Ndërkohë në Belsh një grua mbeti e plagosur pasi u përplas nga një kamion dhe u dërgua me urgjencë në spital. Policia shoqëroi në komisariat shoferin e kamionit, për ta marrë në pyetje,