“Tirana s’mund të bëhet si Vlora”, Rama porosit deputetët dhe drejtuesit e Bashkisë: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

Zbardhen detaje nga takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të Bashkisë Tiranë.

Rama u ka kërkuar këtyre të fundit që të dalin në terren për të parë problematikat, me të cilat hasen qytetarët dhe t’ia prezantojnë brenda dy javësh.

“Evidentoni problematikat, merrni ankesat dhe m’i sillni brenda dy javëve”, mësohet të këtë thënë Rama në takim.

Por ndryshe nga Vlora, ku kërkoi shkarkimin e drejtorëve dhe nëndrejtorëve, kryesocialisti është treguar i ‘butë’ më Tiranën, por kërkoi më shumë angazhim.

“Duhet të ndaheni në grupe pune në terren për te parë problematikat. Kujdes në problemet e zënies së trotuareve, Tirana s’mund të bëhet si Vlora. IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur”, ka thënë Rama.

Burime për mediat bëjnë me dije se nuk është caktuar ende nëse do të mbahen zgjedhje të reja për Bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të SPAK.