Theu masën e arrestit të shtëpisë për të dalë në tubimin e opozitës, Gjykata lë në burg protestuesin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg protestuesin Sokol Bushkolaj, i arrestuar pas protestës së opozitës, më datë 7 tetor.

Prokuroria kërkoi “arrest në burg” me pretendimin se protestuesi kishte thyer edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie”, lidhur me një vendim të mëparshëm të gjykatës.

Bushkolaj akuzohet për “largim nga vendi i qëndrimit”, për “goditje për shkak të detyrës” dhe shkatërrim prone me zjarr.

Kujtojmë se protesta e opozitës ditën e hënë zgjati 3 orë, ndërsa u shoqërua me tensione dhe dhunë. Opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë brenda këtij muaji, por data nuk është bërë ende me dije.

PD ka nisur mosbindjen civile që pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji për “kallëzim të rremë”.