Tërheqja e DeSantis, Nikki Haley e vetme përballë ish-presidentit Donald Trump

Ish-ambasadorja në OKB dhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley mbetet tashmë rivalja e vetme përballë Donald Trump pasi guvernatori i Floridas Ron DeSantis ndërpreu fushatën e tij elektorale për zgjedhjet paraprake brenda Partisë Republikane që do të përzgjedhin kandidatin zyrtar për president.

Tërheqja e DeSantis erdhi dy ditë përpara se të mbahen zgjedhjet paraprake në Nju Hempshër.

Nikki Haley mbetet tashmë rivalja e vetme përballë Trump, e cila thotë se dëshiron të fitojë gruaja më e mirë.

Dua t’i them Ronit se ‘Bëre një garë të shkëlqyer’. Ai ka qenë një guvernator i mirë dhe i urojmë gjithë të mirat. Tashmë ka mbetur një burrë dhe një zonjë dhe po e mbyll me shprehjen: Fitoftë gruaja më e mirë”, tha zonja Haley gjatë një aktiviteti elektoral në Nju Hempshër.

Guvernatori DeSantis njoftoi vendimin e tij në një video të publikuar në rrjetin e mediave sociale X, dikur i njohur si Twitter.

Ai i dha fund kandidimit të tij vetëm një javë pasi u radhit i dyti pas Trump në votimet e para brenda Partisë Republikane në Ajova.