Pas tensioneve në protestën e djeshme të zhvilluar para Kryeministrisë, në Spitalin e Traumës janë paraqitur 2 efektivë policie dhe 3 protestues, mes të cilëve edhe kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.
Sipas burimeve, një prej efektivëve ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është larguar, ndërsa tjetri ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, edhe Lapaj mbetet ende i shtruar në spital, ku po bën ekzaminimet e nevojshme dhe po merr trajtimin nga stafi mjekësor.
Ndërsa dy protestuesit e tjerë pas trajtimit kanë lënë ambientet e spitalit. Fatmirësisht të gjithë të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.