Tensionet mes Kurtit dhe Vuçiç, reagon BE: Të marrin pjesë në takim, pa vendosur kushte

BE i ka bërë thirrje  kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të pranojnë ftesën për takim në Bruksel, duke mos vendosur asnjë kusht.

BE ka paralajmëruar se shpërfillja e ftesës që Josep Borrel u bëri palëve javën e kaluar mund të ketë pasoja në të dyja anët.  Zëdhënësi i BE, Peter Stano, tha se data të caktohet sapo palët të vendosin se do të marrin pjesë

“Borrell pret një sjellje më të përgjegjshme nga dy liderët. BE pret që ata të vijnë pa kushtëzime. Blloku evropian po e përcjell situatën për të parë se a janë palët e gatshme për të gjetur zgjidhje”, tha Stano gjatë një konference për media. Ftesa e Borrellit është ofertë dhe mundësi për ta që të dëshojnë se pas të gjithave mund të jenë konstruktivë. Nuk është ftesë për të kënaqur Brukselin, por është për nevojën që të ulen tensionet dhe për të ardhmen evropiane të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. E për këtë, askush tjetër përveç Vuçiqit dhe Kurti nuk është përgjegjës”, tha Stano.