Përshkallëzon protesta e radhës e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas arrestimit të disa drejtorëve të tij në kuadër të dosjes korruptive “5D”.
Protestuesit kanë djegur disa goma ndërsa flakët dhe tymi i zi pushtuan zonën përreth bashksië, ku po mbahet edhe protesta.
Po ashtu protestuesit, kanë tentuar që të heqin me forcë gardhin metalik dhe kanë lëvizur nga vendi pjesët e betonit.
Forca të shumta policie ndërkohë janë vendosur si gardh para protestuesve, të cilët edhe në këtë protestë të 10-të të opozitës, janë të shumtë në numër.