Ka nisur me tensione mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Himarës, ku pritet të bëhet konstituimi i këtij organi drejtues.
Pjesë e mbledhjes është bërë edhe ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe i deleguari politik i PS-së, Blendi Klosi.
Jashtë godinës së Bashkisë janë mbledhur një numër i madh mbështetësish të Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg i akuzuar nga SPAK për korrupsion vetëm pak ditë para zgjedhjeve.