Tensione në Kuvend sapo nis seanca plenare, opozita bllokon foltoren: Nxirrni jashtë Belinda Ballukun

Ka nisur me tensione seanca e parë plenare e këtij viti, ku deputetët e opozitës kanë bllokuar menjëherë foltoren e Kuvendit.

Ata kanë kërkuar nga kryetari Niko Peleshi që të mbledhë sa më shpejt Këshillin e Mandateve për të miratuar heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilën SPAK ka kërkuar ta arrestojë për disa afera.

Deputetët gjithashtu kanë kërkuar që Balluku të nxirret jashtë nga Kuvendi dhe të mos jetë e pranishme në seancën plenare.

Pavarësisht kërkesave të tyre, Peleshi ka viajuar të lexojë fjalimin e tij, ndërsa vetë Balluku qëndronte në karrigen e saj.

Kujtojmë se Belinda Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe. Këto afera i kanë kushtuar buxhetit të shteti 210 milionë euro.

GJKKO e pezulloi nga detyra dhe i sekuestroi pasaportën, duke e ndaluar të dalë jashtë vendit, ndërkohë që ishte Gjykata Kushtetuese pas ankimimit të qeverisë që e riktheu në detyrë, teksa shqyrtimi i plotë i çështjes do të bëhet në 22 Janar.

Ndërkohë, SPAK nuk ka hezituar dhe ka kërkuar të arrestojë Ballukun, pasi e konsideron rrezik për prishjen e provave, argumentim që e dha edhe për pezullimin nga detyra. Tashmë do t’i takojë Kuvendit të marrë vendim, nëse do të pranojë heqjen apo jo të imunitetit të Belinda Ballukut.