Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, rrëzoi kërkesën e opozitës për mocion me debat për sulmet nga gazetarëve.
Sipas Nikollës, çështja nuk është në parashikimet e rregullores së Kuvendit, pasi nuk ka lidhje me punën e këshillit të ministrave.
Por vendimi për të rrëzuar këtë kërkesë nuk u prit mirë nga opozita.
Në përgjigje, deputetja Ina Zhupa që bëri kërkesën, u shpreh duke thënë:
“E di që njohuritë tuaja janë shumë të cekëta, por minimalisht duhet të pyesnit juristët dhe do duhet të konsultoheni me stafin e Kuvendit kur shkaktoni këtë precedent. Në cilën pjesë të rregullores e keni lexuar që mocionet me debat bëhen vetëm për veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Neni lexohet në tërësi. Në jurisprudencë zonja kryetare, rregulloja e Kuvendit është që secili nen lexohet në tërësinë e vetë dhe rregulloja në cilësinë e vetë”.