Prokuroria ka mbyllur hetimet për disa persona që akuzohen se rekrutuan të rinj shqiptarë si xhihadistë në luftën e Sirisë.
Procesi ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme ndaj Almir Dacit, Shkelzen Dumanit, Mehdi Manallarit dhe Shyqyri Kaca, të cilët janë në mungesë.
Për Almir Dacin dhe Dumanin disa vite më parë qarkulluan lajmet ae ishin vrarë në luftë, por për shkak se nuk ekziston nje certifikatë vdekje ta vërtetojë këtë informacion, ata do të gjykohen si të gjallë.
Ndërkohë në seancë janë paraqitur disa prej grave të cilat kanë qenë në kampet xhihadiste në Siri por që janë riatdhesuar të cilave u është komunikuar edhe akuza. Kujtojmë se lidhur me këtë grup, hetimet kanë nisur vite më parë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Organi i akuzës konsideronte imamin e xhamisë së Unazës së Re, Genci Balla dhe imamin xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa si organizator. Seanca paraprake u shty për në datën 5 tetor pasi mungonin disa prej avokatëve të të pandehurve.

