Në seancën e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë, u votua për heqjen e imunitetit të dpeutetit Arben Ahmetaj, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Kuvendi i miratoi kërkesën me 117 vota pro dhe 3 abstenime. Vetë kryeministri Rama dhe të gjithë deputetët socialist të prnaishëm voruan PRO, ndërkohë që kanë qenë 3 deputetë të opozitës që kanë abstenuar.
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i PAA-së, Agron Duka dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, nuk kanë votuar PRO si të tjerët. Nuk dihet përse këta tre deputetë kanë zgjedhur të abstenojnë, pasi opozita ka ngritur fort zërin për t’i hequr imunitetin ish-ministrit.