Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur pro për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Heqja e imunitetit për ish ministrin i hap rrugë SPAK për arrestimin e tij. Seanca e sotme ishte e jashtëzakonshme dhe jashtë rendit të ditës.
117 PRO, 3 ABSTENIM dhe 0 vota ishin KUNDËR për kërkesën e SPAK.
Aktualisht, deputeti dhe ish-ministri i PS nuk ndodhet në Shqipëri dhe pretendon se është larguar jahstë vendit për arsye “serioze familjare”. Ndërkohë, sot Arben Ahmetaj ka shkruar një mesazh të gjatë ku shpjegon se aguzat ndaj tij nuk qëndrojnë.