TË GJITHË EMRAT/ 600 bashkëpunëtorë të ish Sigurimit në Tropojë, deklasifikohen dosjet

Autoriteti i Dosjeve deklasifikoi pothuaj të gjithë fondin e Degës së Punëve të Brendshme të Tropojës të viteve 80, përmes një komisioni të deklasifikimit dhe zhvlerësimit të informacionit të klasifikuar ‘Sekret shtetëror’. Vendimi i zbardhur që përmban kryesisht punën e Degës së Tropojës në fundin e viteve 80 është mjaft interesant pasi përmban një volum të lartë të punës së ish Sigurimit të Shtetit. Në rrethin e Tropojës kanë vepruar të paktën 600 bashkëpunëtorë të ish Sigurimit. Për të lexuar emrat e të gjithë bashkëpunëtorëve që kanë vepruar në Tropojë, klikoni në linkun e vendimit më poshtë.