“Të fortët e paligjshëm bëjnë ligjin”, Salianji reagon pas ngjarjeve kriminale: Kjo qeveri e ka dorëzuar sovranitetin tek bandat e krimit

Deputeti democrat Ervin Salianji ka reaguar pas arrestimit të shoqëruesit të kryeparlamentares Lindita Nikolla, i cili dhunoi me shkop bejsbolli dhe përdori edhe armën e shërbimit ndaj një qytetari pas konfliktit për rrugicën para shtëpive në Hamallaj.

Salianji thotë se të fortët po bëjnë ligjin në Shqipëri, teksa shton se rendi dhe siguria publikë kanë shkuar në pikiatë.

Sipas tij, kjo qeveri që e ka dorëzuar sovraniterin tek bandat e krimit të organizuar e që i ka veshur me pushtet politik kriminelët dhe që ndan me ta gjithçka përfshirë dhe emerimet në polici, është e pafuqishme të kontrollojë territorrin dhe është shkaktarja e situates.

“Te fortët e paligjshem bëjnë ligjin!

Qeverisë së zgërlaqur në autoritet i ka mbetur vetëm të krekoset si gjeli mbi pleh!

Rendi dhe siguria publike në pikiatë!

Vrasje, dhunë, krim, drogë, vjedhje, pasiguri në çdo cep të territorrit!

Kjo qeveri që e ka dorëzuar sovraniterin tek bandat e krimit të organizuar e që i ka veshur me pushtet politik kriminelët dhe që ndan me ta gjithçka përfshirë dhe emerimet në polici, është e pafuqishme të kontrollojë territorrin dhe është shkaktarja e situatës!

Policia e politizuar po politizohet dhe më tej ndërkohë që themeli i problemit është përdorimi i saj si strukturë për mbledhjen e votave për PS”, shkruan Salianji.