Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu 28 vjeçarin Jurgen Çela, i cili pak ditë më parë përplasi me mjetin e tij një 26 vjeçare, e cila mësohet se është në rrezik për jetën.
I riu nën efektin e alkoolit dhe duke drejtuar mjetin në kundërvajtje në Rrugën e Durrësit, dy ditë më parë përplasi 26 vjeçaren, e cila po kthehej nga puna me motor. Pasi e hodhi dhjetëra metra në ajër, Jurgen Cela u largua nga vendngjarja, duke mos i ardhur në ndihmë të aksidentuarës.
Por ai u arrestua më vonë, i akuzuar për dy vepra penale: “Shkelje e Rregullave te Qarkullimit Rrugor”, “Largim nga vendi i ngjarjes”.
Por, pavarësisht se për Policinë Rrugore të Tiranës dhe Prokurorinë e kryeqytetit, Jurgen Çela është plotësisht fajtor për rastin, Gjykata vendosi ta lirojë 28-vjeçarin.
Sa i takon 26 vjeçares, ajo ka pësuar dëmtime serioze si thyerje gjymtyrësh, brinjësh dhe legeni si dhe dëmtim të pankreasit dhe mëlçisë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën.