Sulmet në Rafah, Erdogan ashpërson tonet ndaj Netanyahut: S’do jetë në gjendje të shpëtojë veten nga vajtimi si Millosheviçi dhe Hitleri

Presidenti turk sulmoi Izraelin të hënën për sulmin e tij të fundjavës kundër Rafahut, që më parë ishte përcaktuar si “zonë e sigurt”.

“Sulmi i së dielës në Rafah, i cili erdhi pas urdhrit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka ekspozuar natyrën tradhtare dhe të përgjakshme të shtetit terrorist,” u tha Recep Tayyip Erdogan avokatëve në Stamboll në një fjalim televiziv, duke iu referuar Izraelit dhe urdhrit të GJND-së për të ndaluar gjakderdhjen.

Presidenti turk sulmoi gjithashtu kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Netanyahu nuk do të jetë në gjendje të shpëtojë veten nga vajtimi si Millosheviç, Karaxhiç dhe Hitleri, të cilin ai po imiton”- tha Erdogan.

Ky i fundit theksoi gjithashtu se Turqia do të bëjë “çdo gjë në fuqinë e saj për të siguruar që izraelitët të dalin para drejtësisë për krimet që kanë kryer”.

Të paktën 35 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën pasi Izraeli sulmoi një kamp për njerëzit e zhvendosur në Rafah të dielën.

Sulmi ndodhi pranë bazës logjistike të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRËA) në Tal al-Sultan, tha Zyra e Medias në Gaza.

Më herët, forca e mbrojtjes civile të Gazës tha se zona e synuar strehonte të paktën 100,000 njerëz të zhvendosur.