Instituti i Gjeoshkencës ka paralajmëuar se në 5 qarqet kryesore të vendit priten reshje të shumta shiu që mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara. Sipas njoftimit, qarqet më të rrezikuara janë, Shkodra, Lezha, Tirana, Fieri dhe Vlora, ku pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malore dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane do të shfaqen problem me përmbytje te lokalizuara, në varësi te gjendjes se kanalizimeve.
Edhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes bëri të ditur se janë marrë masat dhe në ditët kur priten përmbytje janë ngritur grupe pune për të menaxhuar furnizimin me energji elektrike.
“Bazuar në planin e masave, janë ngritur grupe pune që do të jenë në gatishmëri të plotë për riparimin e defekteve në kohë reale dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët. Nga ana e drejtorive rajonale të OSSH, janë plotësuar nevojat me bazën e duhur materiale, ndërsa në terren do të jenë të angazhuar rreth 1100 punonjës të organizuar në 220 brigada me 134 mjete transporti në dispozicion për riparimin e defekteve dhe furnizimin normal të konsumatorëve me energji elektrike. OSSH kërkon mirëkuptimin e abonentëve për problemet me furnizimin me energji që mund të shfaqen gjatë këtyre ditëve, por garanton se impenjimi i punonjësve tanë do të jetë maksimal për eliminimin e çdo avarie në rrjet dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.”
Për çdo problem me defekt në rrjetin elektrik, abonentët mund të kërkojnë informacion në numrat tanë të kontakteve sipas.
Te ngjashme
/ 3 orë Më Parë
/ 5 orë Më Parë