Stoltenberg: Situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor mbetet e paqëndrueshme

Situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor mbetët e brishtë, tha në Bruksel Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur shqetësim për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke e quajtur si të paqëndrueshme. Kjo deklaratë u bë gjatë një takimi në Bruksel me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Stoltenberg gjithashtu dënoi tensionet e dhunës në Kosovë vitin e kaluar dhe theksoi se NATO ka reaguar me shpejtësi duke dërguar një mijë trupa shtesë për të ndihmuar KFOR-in për ruajtjen e sigurisë.

“Shpërthimet e dhunës vitin e kaluar në Kosovë ishin të papranueshme. NATO u përgjigj me shpejtësi, duke dërguar 1,000 trupa shtesë dhe mjete të blinduara. Jemi të përkushtuar të sigurohemi që KFOR-i vazhdon ta përmbushë mandatin e vet sipas OKB-së”, tha Stoltenberg.

Kryeministri i Malit të Zi, Spajiç, tha se Podgorica e kupton se prania e NATO-s në rajon sjell siguri dhe stabilitet.

“Mali i Zi e kupton se shumë zhvillime globale kërkojnë vigjilencë të vazhdueshme që tërheq, me të drejtë, vëmendjen e aleatëve. Por ne nuk duhet të harrojmë rajonin. Nënvizoj edhe njëherë rëndësinë e vazhdimit të pranisë së NATO-s në rajon, sepse kjo është një garanci e fortë e paqes dhe stabilitetit. Unë pres që kjo të rikonfirmohet në takimit e nivelit të lartë të ardhshëm të NATO-s në Uashington”, tha Spajiç.

Në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup terrorist prej dhjetëra personash sulmuan policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe tre terrorristë. Menjëherë pas sulmit policia konfiskoi një arsenal të rëndë armësh dhe municionesh.

Në muajin maj, të paktën 25 persona u lënduan gjatë përleshjeve të protestuesve serbë në Zveçan, në pjesën veriore të Kosovës, me ushtarët e KFOR-it. Ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani tha se u lënduan 11 pjesëtarë italianë të KFOR-it, 3 prej të ishin janë në gjendje të rëndë.

Pas këtyre Tensioneve, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq vendosi ushtrinë në gatishmëri dërgoi forcat e armatosura drejt kufirit me Kosovën.