SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për laboratorin e drogës në Fier, u gjetën 430 kg kokainë

GJykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen me 3 muaj të hetimeve për laboratorin e drogës që u zbulua në Frakull të Fierit, pasi Prokuroria e Posaçme është në pritje të letër-porosive nga Kolumbia.

Në laborator u gjetën 430 kg kokainë e përzier me pleh kimik. Deri më tani janë firmosur 15 urdhër-arreste, ndërkohë që në pranga kanë rënë 10 persona, teksa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Laboratori ishte në banesën e ish-kryetarit të komunës Frakull, Viktor Çervanaku, ndërsa porosia ishte bërë në emër të vëllait të tij Zenel Çervanaku. Në kërkim ndodhet një shtetas kolumbian, i cili kishte mbërritur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.