Elton Qyno
Prokuroria e Posaçme SPAK, ka zbuluar një video të dytë përgjuese, ku protagoniste është Alma Kaçi dhe një person tjetër, ende i paidentifikuar.
Video është zbuluar gjatë eskpertikmit kompjuterik të paisjes rregjistruese, një gotë kafeje, me të cilën Alma Kaçi, filmoi duke kryer marëdhënie seksuale kryetarin e bashkisë Kukës, Safet Gjici.
Për prezencën e videos të dytë, Alma Kaçi, është marë në pyetje, ku SPAK ka shpresuar se 40-vjeçaria do tregonte emrin e personit që kishte përgjuar.
Por Alma Kaçi, ka refuzuar të bashkëpunojë me prokurorinë duke mos treguar emrin e personit.
Në materialin e dytë të zbuluar nga SPAK, Alma Kaçi, ka filmuar një person, të cilit i dorëzon një kartë memorie, ku besohet se është materiali filmik i Safet Gjicit.
40-vjeçaria e orienton personin ende të paidentifikuar që të mos e nxjerë në media materialin, por të priste deri sa të largohej jashtë shtetit. E gjithë përmbajtja e këtij materiali të dytë, është transkiptuar.
Tashmë në burg ka përfunduar ish-kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici dhe në “arrest shtëpie”, Alma Kaçi. Hetimi i prokurorisë së Posaçme SPAK është përqëndruar në zbulimin e personit të tretë që ka lidhje shoqërore me Alma Kaçin.
Njeriu që ende nuk është identifikuar ka shpërndarë fillimisht në aplikacionet sociale videon erotike mes 40-vjeçares dhe kryebashkiakut Safet Gjici.
Personi që ende nuk jepet të dhëna nga SPAK nëse është vajzë ose djalë, po hetohet pasi rezulton se ai ka nxjerë videon seksi në publik.
Vidoja është marë përmes procedurës së filmimit nga telefoni në telefon, dhe një gjë e tillë është kryer duke filmuar mbi telefonin e Alma Kaçit.
Fillimisht gjithçka mund të ketë qënë një neglizhencë e Alma Kaçit, thanë burimet pranë SPAK, ku njeriu i besuar i saj i ka filmuar telefonin dhe më pas ka marë materialin 2 minutësh, ku Alma Kaçi dhe Gjici kryejnë marëdhënie seksuale.
Më tej materiali i filmuar mbi telefonin e Alma Kaçit është shpërndarë dhe rishpërndarë në shumë aplikacione telefonike, derisa u publikua në median sociale.
Kjo solli dorëheqjen e menjëhershme të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe pas dy javë hetime arrestimin e tij, për akuzën e korrupsionit pasiv.