“SPAK t’i zbarkojë në zyrë”, Qëndresa Qytetare publikon videot: Ministri i Brendshëm fushatë me makinat e Ministrisë dhe Gardës

Qëndresa Qytetare ka publikuar disa video, në të cilat shfaqet Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha teksa zhvillon fushatë me makinat e Ministrisë dhe Gardës së Republikës në zonën e tij elektorale në njësinë 1 në kryeqytet.

Ajo thekson se ky akt i ministrit Hoxha është në shkelje flagrante me ligjin.

Ndërkohë, Qëndresa Qytetare i bën apel SPAK të nisë hetimet dhe kërkon dërëheqje urgjente të Ervin Hoxhës nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Reagimi i Qëndresa Qytetare :

Në shkelje flagrante të ligjit Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, përdor makinën e shtetit (targa e evidentuar) dhe Garden e Republikes për fushatën e tij elektorale në njësinë 1 në Tiranë që është zona e tij elektorale.

Siç duket në këto pamje këtë të hënë kur ora shënonte 18:24 Ministri i Brendshëm i shoqëruar nga Garda shkon në zyrën elektorale në kuadër të misionit të tij si kandidat për deputet i PS.

Në automjetet e Ministrisë së Brendshme ka materiale zgjedhore me logo të PS dhe numrin 5 dhe kjo përbën vepër penale dhe dënohet me burg.

Qëndresa Qytetare i kërkon SPAK të nisë urgjentisht hetimet dhe kërkon dërëheqje urgjente të Ervin Hoxhës nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Ky është një standard që duhet shmangur dhe mbi të gjitha duhet bërë shëmbull.