SPAK shtyn me tre muaj hetimet ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur të shtyjë edhe me tre muaj hetimet për ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Prokuroria ka afat deri në datën 23 qershor për të plotësuar hetimet e munguara në dosjen ndaj Ahmetaj, teksa kjo është hera e tretë që organi akuzës zgjat hetimet.

Ish-numri dy i qeverisë Rama ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023.

Arbër Ahmetaj akuzohet për kryerjen e tre veprave penale për “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

Në muajin korrik të vitit 2023, organi i akuzës e shpalli në kërkim ndërkombëtar. Në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

Sipas SPAK, Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.