SPAK publikon listën me kandidatët për kreun e ri të BKH-së, mes tyre Gledis Nano dhe Haki Çako! Në garë edhe një grua

SPAK ka publikuar listën me kandidatët që garojnë për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Janë 13 kandidatë që garojnë për këtë post, mes tyre dy ish-drejtorë të  Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe Haki Çako. Ky i fundit mban aktualisht detyrën e kretu të Emergjencave Civile.

Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njofton se, në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë, të renditur sipas rendit alfabetik:

Andi Pogaçe

Artur Beu

Astrit Halilaj

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Gentjan Shehaj

Gledis Nano

Haki Çako

Joni Keta

Maoricio Sheldija

Marinela Pilinçi

Miklovan Kanani

Nevrus Ndregjoni

Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes i ngritur me Urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025 të Drejtuesit të SPAK dhe në zbatim të Vendimit nr. 5, datë 22.05.2025, do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit.