Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, i cili u paraqit për herë të tretë brenda pak ditësh në SPAK është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se Myzyri është marrë në pyetje si person nën hetim, i për dy vepra penale, konkretisht: “shpërdorim detyre” dhe “favorizim i kompanive në tenderë”. Kreu i Prokurimeve Publike dyshohet se ka favorizuar disa kompani në tendera.
Myzyrit i është sekuestruar po ashtu edhe celulari i tij, për llogari të hetimeve. Kujtojmë se Jonaid Myzyri është në krye të Prokurimeve Publike që prej vitit 2020.
Pasi doli nga ambientet e SPAK, ai nuk foli për mediat.
Komisioni i Prokurimit Publik është instiucioni më i lartë që shqyrton ankesat në procedurat e tenderave publikë, koncesionet dhe dhëniet e lejeve minerare.