Një tjetër sulm me armë është raportuar në një shkollë të mesme në Turqi. Autoritetet turke janë vënë në alarm pas një incidenti me armë zjarri në një shkollë të mesme në provincën Kahramanmaraş. Deri tani raportohet për 4 të vdekur dhe 20 të plagosur.
Guvernatori i Kahramanmaraş, Mükerrem Ünlüer konfirmoi 4 viktimat , mes tyre 1 mësues dhe 3 nxënës, shkruajnë mediat turke.
“Kemi 4 viktima, përfshirë 1 mësues dhe 3 nxënës, dhe 20 të plagosur. Sulmuesi është një nxënës i klasës së 8-të, dhe babai i tij është një ish-oficer policie. Nxënësi që kreu sulmin e bëri këtë me 5 armë dhe 7 karikatorë.”
Ministri i Drejtësisë Akın Gürlek deklaroi: “Një hetim ka nisur menjëherë nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Kahramanmaraş. Janë caktuar tre zëvendësprokurorë publikë dhe katër kryeprokurorë. Është vendosur një ndalim publikimi.”
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme lidhur me autorin apo motivet e sulmit.