SPAK mbylli hetimet, mbrojtja e Metës kërkesë për lehtësimin e masës së sigurisë: Nuk mund të prishë më provat

Teksa SPAK mbylli hetimet pak ditë më parë për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, avokatët e tij kanë bërë kërkesë në GJKKO për zëvendësim të masës së sigurisë

Në kërkesën e dorëzuar nga avokatët, argumentohet se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar tashmë hetimet në ngarkim të Ilir Metës, dhe për rrjedhojë, vijimi i masës së paraburgimit nuk ka më bazë procedurale.

Sipas mbrojtjes, me mbylljen e hetimeve nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta mund të prishë provat.

Dy ditë më parë, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë. Ish-presidenti i vendit akuzohet për tre vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Këto akuza rëndojën edhe ndaj ish-bashëshortes së tij, Monika Kryemadhi, e cila ndodhet në masën “detyrim paraqitje”.