Kryeprokurorja evropiane, Laura Codruța Kövesi dhe kryeprokurori i SPAK Altin Dumani, nënshkruan sot një marrëveshje pune mes Prokurorisë Publike Evropiane dhe Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë.
ZPP-ja dhe SPAK kanë rënë dakord të lehtësojnë bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale dhe të shkëmbejnë informacione mes të dyja palëve në hetimet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Së bashku me marrëveshjen e punës të nënshkruar me Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë më 4 korrik 2022 në Luksemburg, marrëveshja e lidhur me SPAK-un forcon bashkëpunimin me autoritetet shqiptare dhe tregon përkushtimin e ZPP-së për të punuar me autoritetet kompetente nga vendet kandidate për në BE”, thuhet në njoftim.