Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arresti për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe 9 ish-zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, me akuzën për korrupsion.
Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës, ndërkohë që nuk bëhen ende me dije emrat e zyrtarëve të tjerë.
Ish-kryabashkiaku po hetohet edhe për pasurinë, ndërkohë që emri i tij ka dalë edhe në përgjimet e grupit Habilaj, grup kriminal i dënuar për vepra të ndryshme penale.