Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e deputetit demokrat Qani Xhafa, i cili u aksidentua teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Ngjarja ndodhi në 11 Mars të vitit 2023, ku Xhafa po udhëtonte me mjetin e tij tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan.
Ai humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi, ku për pasojë u shkaktuan dëme të lehta materiale.
Qani Xhafa akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.