Besimtarët Myslimanë anembanë botës festojnë ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, e cila njihet edhe si festa e sakrificës.
Mijëra besimtarë u mblodhën sot në sheshin ‘Skëndërbej’ për faljen e namazit të Kurban Bajramit në orën 06:00.
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar uroi besimtarët duke theksuar se shpreson që kjo ditë të shërbejë si reflektim ndërsa kërkoi që njerëzit duhet të jenë më të dashur dhe më miqësorë me njëri tjetrin.
“I lutem Zotit që ky Bajram të shërbejë si reflektim i brendshëm për çdo njeri. Të bëhemi më të fortë në besim ndaj Zotit, më të dashur e solidarë me njëri-tjetrin. T’u shtrijmë dorën e ndihmës atyre që kanë më shumë nevojë. I lutem Zotit që në botë të mbizotërojë paqja dhe prosperiteti mes popujve”,-ishte lutja e kreut të KMSH, Bujar Spahiu.