Është shtyrë këtë të hënë seanca në Gjykatën e Elbasanit ndaj katër të miturve, të cilët vranë me thikë bashkëmoshatarin e tyre Fatjon Bici, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2023, në qytetin e Gramshit.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues, për shkak të problemeve shëndetësore. Në seancën e sotme pritej pretenca e prokurorit.
Rikujtojmë se trupi gjykues ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët, vendim i cili është kundërshtuar nga familjarët e viktimës.
Në rastin e një gjykimi të shkurtuar 4 adoleshentët të cilët akuzohen për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” rrezikojnë dënimin deri në 8 vite burg, ndërsa në një gjykim normal ata nuk do të mund të dënohen më shumë se 12 vite burg, siç parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur.
Rikujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti që kishte nisur mes autorëve dhe kushëririt të viktimës në rrjetet sociale.
Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti te rinjtë sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur.