Partia “Mundësia” është konfirmuar si forcë e tretë në vend edhe nga sondazhi i McLaughlin në Top Channel. Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit ku qytetarët janë pyetur se nëse do të mbaheshin sot zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të votonin.
5% e qytetarëve të pyetur do të votonin për Partinë “Mundësia”. Një rritje e konsiderueshjme kjo në krahasim me matjen e parë të këtij sondazhi për partinë “Mundësia” të Agron Shehajt.
Ndërkohë PS mbetet forcë e parë ndërsa PD forca e dytë. Ndërkohë pas partisë “Mundësia” renditet “Nisma Shqipëria Bëhet”, që në krahasim me matjet e para, ka regjistruar rënie. Pas tyre “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorrit.
Kur kanë ngelur edhe pak ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, të dhënat e disa sondazheve tregojnë një panoramë të asaj çfarë pritet të ndodhë. Sipas sondazheve, Partia Socialiste pritet të fitojë në këto zgjedhje ndërsa PD do të mbetet sërish në opozitë. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, partitë e reja do të faktorizojnë jetën politike në vend dhe pritet që të futen ne Kuvend me një numër të konsiderueshëm deputetësh.
Pyetja: Pavarësisht se si keni votuar në zgjedhjet e prillit 2021, nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të votonit?
PS – 48.9%
PD – 34.4%
Koalicioni Euroatlantik – 0.9%
PSD – 2.9%
Nisma Shqipëria Bëhet – 4.2%
Lëvizja Bashkë – 1.1%
Mundësia – 5%
Partitë e tjera – 0.4%
Të pavendosur/Refuzoj – 2.2%
