SONDAZHI I NEWS 24/ Partia Mundësia forcë e tretë në 11 Maj, Rama fiton mandatin e katërt qeverisës

News 24 në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane Notosondaggi të ekspertit Antonio Noto kanë publikuar sondazhin e parë parazgjedhor në rang kombëtar për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Lidhur me prirjen e votuesve të 11 majit, janë intervistuar 2005 persona në periudhën 11-13 prill nga i gjithë vendi dhe të grupmoshave të ndryshme. Atyre iu është drejtuar pyetja: 

Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rinovuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?

Partia Socialiste është votuar nga 46% e qytetarëve, 2.6% më pak se rezultati që morën socialistët në zgjedhjet parlamentare të 2021, 48.67%.

Edhe PD ka rënie, pasi 35% e të pyeturve thanë që do votonin koalicionin opozitar, 4.4% më pak se rezultati i 2021.

Partia Mundësia e Agron Shehajt duket se ka fituar besim të madh te qytetarët, pasi renditet në vendin e tretë me 6.5%.

5% do të votonin koalicionin “Nisma-Shqipëria Bëhet” të udhëhequr nga Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko.

Sondazhi i News 24 dhe Noto

PS  46% (44-48%)

PD-ASHM 35% (33-37%)

Mundësia 6.5% (5.5-7.5%)

Nisma – Shqipëria Bëhet 5% (4-6%)

PSD 2.5% (1.5-3.5%)

Koalicioni Euroatlantik 2% (1-3%)

Lëvizja Bashkë 1.5% (0.5-2.5%)

Djathtas për Zhvillim 1% (0-2%)

Tjetër 0.5% (0-1%)