Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 110 vota pro dhe asnjë kundër aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gaza-n, e themeluar nga Presidenti amerikan Donald Trump.
Seanca e zhvilluar ditën e sotme u shoqërua me debate të shumta dhe akuza personale, por në fund deputetët e mazhorancës dhe opozitës votuan të gjithë pro ftesës së SHBA-së.
Partia Demokratike kërkoi që të hiqej emri i kryeministrit Edi Rama nga projektligji, pasi ftesa ishte për Shqipërinë dhe jo personale, por socialistët nuk guxuan ta heqin emrin e liderit të tyre, duke rrëzuar kërkesën e Gazment Bardhit.